image VIDEO/ Polici grushton në fytyrë vajzën që tentoi të ndalojë arrestimin e të dashurit

Botë

VIDEO/ Polici grushton në fytyrë vajzën që tentoi të ndalojë arrestimin e të dashurit

news image

Një detektiv i policisë së New Yorku-t godet me grusht në fytyrë një vajzë, e cila po tentonte të ndalonte arrestimin e të dashurit të saj që dyshohej për tentim vrasje.

Detektivi Kendo Kinsey, goditi 19-vjeçaren Tamani Crum, duke e nokautuar me vetëm një goditje, kur kolegët e Kinsey po tentonin të prangosnin 22-vjeçarin, Elvin James në Harlem.

Ajo shihet në video duke tentuar të ndalë arrestimin e partnerit që dyshohet për tentim vrasje, e në një moment polici, humbi durimin dhe e goditi duke e rrëzuar në tokë.

Sipas raportit të policisë së New Yorkut, i dyshuari në momentin kur po arrestohej kishte me vete revole, dhe po të mos kishte ndërhyrë detektivi, i dyshuari ka mundur ta nxjerr revolen dhe kjo ngjarje të përfundojë me të vdekur apo të plagosur.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq detektivët duke tentuar të arrestojnë të dyshuarin, kur edhe ndodh sulmi i partneres. Ndërsa, ndaj vajzës pritet të ngritet padi, për pengim të kryerjes së detyrës dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë, raporton mailonline.

/GazetaSinjali/