Futbollisti i njohur brazilian Pele ka ndërruar jetë më 30 dhjetor në moshën 83-vjeçare dhe siç raportojnë mediat në Brazil, ndërsa varrimi është caktuar për të martën më 3 janar në Santos.
Gjegjësisht, dëshira e fundit e futbollistit legjendar ishte që të varrosej në katin e nëntë të varrezave në vendlindjen e tij Santos.
Pele's last wish was to choose the ninth floor of a cemetery in his beloved home city of Santos for his final resting place.
— The Mirror (@DailyMirror) January 2, 2023
Chief Reporter @andylines visits the final resting place of a football icon. pic.twitter.com/j2J917E981
Siç njoftoi nga vendi i ngjarjes gazetari Andy Lines, i cili shkruan për Daily Mirror, Pele do të varroset në varrezat “Ecumenical Necropolis Memorial”.
Kjo varrezë konsiderohet si “më e larta” në botë, ka 32 kate dhe mbulon 1.8 hektarë dhe ka rreth 16.000 varreza. /abcnews.al/