image Messi 'preket' nga rivaliteti, kështu e ngushëllon Pelen

Futboll

Messi ‘preket’ nga rivaliteti, kështu e ngushëllon Pelen

news image

Bota e futbollit sot është në zi, pasi legjenda Pele ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas këtij lajmi të hidhur ka reaguar edhe Lionel Messi.

7 herë fituesi i Topit të Artë, ka publikuar në Instagram disa foto me legjendën braziliane.

Në krah të postimit, Mesi shkruan thjesht: U prehsh në paqe Pele. Një reagim i shkurtër, ku mund të thuhet që është i pritshëm nga një argjentinas.

Kjo për shkak të rivalitetit që Pele kishte me të ndjerin Maradonna, duke i kthyer edhe të dy shtetet, Brazilin e Argjentinën rivale të njëra tjetrës.

/GazetaSinjali/