image Tifozët bëjnë nderimet e fundit për legjenden Pele

Futboll

Tifozët bëjnë nderimet e fundit për legjenden Pele

news image

Tifozët kanë nisur t’i bëjnë nderimet e fundit pranë arkivolit të legjendës së futbollit Pele.

Ngjarja po bëhet në stadiumin “Vila Belmiro” në qytetin e lindjes së tij në Santos.

Varrimi i tij do të bëhet të martën në një varrezë vetëm 600 metra larg.

Ai vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare pas një beteje me kancerin.

Arkivoli i legjendës u vendos në fushën ku ai i shënoi disa nga golat më të mirë të karrierës së tij.

Fansat ish-fenomenit botëror të futbollit kaluan pranë arkivolit të tij në stadiumin me 16 mijë vende në periferi të Sao Paulos.

Arkivoli i Peles do të parakalojë nëpër rrugët e Santosit përpara varrimit të tij.

Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva dhe personalitete të tjera pritet të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/