image Dalin pamjet e momentit kur polici shqiptar vret kolegun e tij brenda stacionit - VIDEO

Shqipëri

Dalin pamjet e momentit kur polici shqiptar vret kolegun e tij brenda stacionit – VIDEO

news image

Euronews Albania ka siguruar videon ekskluzive të momentit kur Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç.

Nga pamjet shihet se si në ambientet e Komisariatit nr.3 ku ndodhi ngjarja e rëndë ndodhen disa efektivë policie të ulur nëpër karrige, në pritje të ndërrimit të turnit.

Autori del jashtë, ndërkohë që pak para tij ka dalë edhe viktima, i cili shihet i ulur në shkallët e komisariatit.

Në ambientet e jashtme të komisariatit, pranë viktimës shihet edhe një efektiv tjetër dhe në pamje të parë situata duket e qetë.

Në një moment, 25 vjeçari Ludian Zaimi kthehet me fytyrë nga 55-vjeçari Çaush Saliasi, duke qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij.

Ky i fundit përpiqet të largohet duke u futur përsëri brenda në Komisariat e duke shtyrë me këmbë derën që të largonte 25-vjeçarin i cili shihet teksa e ndjek me armë në dorë deri tek dera.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pak para se të ndaheshin detyrat për turnin e tretë.

Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit ndodhi një konflikt banal.

Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit dhe tashmë është arrestuar nga Policia.

/GazetaSinjali/