image Bomba e “Ferrit” mbi ushtarët rusë, momenti kur raketa godet makinën (VIDEO)

Botë

Bomba e “Ferrit” mbi ushtarët rusë, momenti kur raketa godet makinën (VIDEO)

news image

Në mediat perëndimore është publikuar një video e cila tregon momentin kur një bombë e lëshuar nga droni i ushtrisë ukrainase bie sipër një makine, ku në atë moment dy ushtarët rusë po tentonin të futeshin brenda mjetit.

Siç shihet edhe në video ushtarët rusë të tmerruar ikin me vrapo nga makina.

Pamjet u shpërndanë në Twitter nga këshilltari i qeverisë Anton Gerashchenko i cili tha se goditja u ekzekutua nga ushtarë të brigadës 92 të Ukrainës.

Javën e kaluar një tjetër sulm me dron nga ai që besohej të ishte Batalioni 503 i Këmbësorisë Detare të Ukrainës, shkatërroi dy tanke ruse.

/GazetaSinjali/