image Një tjetër zjarr misterioz shpërthen në Rusi (VIDEO)

Botë

Një tjetër zjarr misterioz shpërthen në Rusi (VIDEO)

news image

Një zjarr misterioz ka shpërthyer sot në një zonë industriale ruse, mes dyshimeve në rritje që Ukraina po synon infrastrukturën ruse.

Zjarri i fundit shpërtheu në lindje të Moskës, pas disa incidentesh të dyshuara sabotazhi të raportuara brenda Rusisë gjatë javëve të fundit, shkruan dailymail.

Pamjet u shfaqën nga një zjarr i madh në zonën industriale Dzerzhinsky në rajonin e Nizhny Novgorod, thellë brenda vendit.

Spekulimet se Ukraina është përgjegjëse për zjarret janë shtuar që nga fillimi i ‘aksidenteve’, megjithëse Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për dëmet.

Mbi një duzinë zjarresh në Rusi janë raportuar që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, me numrin e incidenteve në rritje gjatë javëve të fundit pasi Rusia humbet terren në Ukrainën Perëndimore.

/GazetaSinjali/