image Video e arrestimit/ Policia sqaron se çka ndodhi në Tokbashqe

Siguri

Video e arrestimit/ Policia sqaron se çka ndodhi në Tokbashqe

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një arrestim të një personi në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”. Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

Lajmin për Gazetën Sinjali e konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se i dyshuari është 38 vjeçar, dhe i njëjti ka provuar t’i shmanget legjitimimit policor, ku më pas ka tentuar të ikë.

I dyshuari përderisa ka tentuar t’i ikë policisë, ka përdorur një sprej ndaj zyrtarit policor, sprej ky të cilin e mbante pa leje.

Ndërkohë që në këtë fazë preliminare po trajtohen rrethanat e ngjarjes që aktualisht sugjerojnë për armëmbajtje pa leje dhe sulm ndaj personit zyrtar. Policia po vazhdon veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Borovci për Sinjalin.

/GazetaSinjali/