Barcelona ka bërë një rikthim të madh në sfidën e sotme si mysafir ndaj Levantes.
Blaugranasit kanë fituar me rezultat 3-2 si mysafir, duke bërë një rikthim të çmendur, shkruan Sinjali Sport.
Levante fillimisht doli në avantazh pas një penalltie të shkaktuar nga Dani Alves në minutën e 50-të, të cilën e konkretizoi Jose Luis Morales.
Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi Barca u rikthye shpejtë me dy gola ‘express’, fillimisht me anë të Aubameyangit pas një goditje të bukur me kokë nga një asistim i Dembeles në minutën e 59-të, vetëm katër minuta më vonë për të realizuar Gavi.
Levante arritën që të nxjerrin edhe një penallti, kësaj radhe të shkaktuar nga Araujo, të cilën e konkretizoi në gol Gonzalo Melero në minutën e 83-të.
Teksa po mendohej se ndeshja do të përfundonte barazim 2-2, në skendë doli holandezi Luuk De Jong i cili realizoi një gol të bukur me kokë pas një asistimi nga Alba në kohën shtesë, për t’ia dhënë tre pikë të reja Barcës që rimarrin pozitën e dytë në tabelë.
VAMOS LUUK DE JONG THE GOAT WITH A LAST MINUTE GOAL ???????? pic.twitter.com/67rPzynSNj
— Ziad is NOT in pain (@Ziad_EJ) April 10, 2022