Një recetë që mund të përgatitet në mëngjes është padyshim receta e vezëve të skuqura me domate.
Kjo recetë përgatitet për 40 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona.
Përbërësit:
4 feta bukë, 4 vezë, 600 gr spec jeshil (të ëmbël, dhe të kuq), 2 feta pançetë, 20 gr gjalpë, 20 ml vaj ulliri, 20 gr salcë domatesh dhe kripë (e imët).
Përgatitja:
Lajini specat, ndajini në gjysmë, hiqjani farat dhe ndaji në pjesë.
Hidhni vajin në një tigan, gatuajini specat për 10 minuta duke i përzierë herë pas here.
Shtoni salcën e domateve, kripën dhe lëreni të gatuhet për 5 minuta.
Ndizeni furrën në 180°C. Lyejini fetat e bukës me gjysmën e gjalpit, sistemojini bashkë me pancetën e prerë në mes në tavë dhe piqini për disa minuta.
Në një tigan të madh, shkrijeni gjalpin, thyejini vezët njëra pas tjetrës dhe gatuajini për 2 minuta derisa e bardha të ngurtësohet.
Nxirrini bukët nga furra, vini tek secila nga një vezë dhe kripësoni lehtë.
Kompletojini me copat e pancetave dhe një lugë speca me domate./Sinjali/