Një çift Italian kishin marrë një veturë me qrra në Tiranë dhe po udhëtonin drejt jugut të vendit. Por në Fier, turistëve u është fikur makina pasi u ka mbaruar vaji.
Patrulla e policisë rrugore ndodhej pranë vendit ku u fik makina.
Oficerët e rrugores kanë shkuar për të blerë vaj dhe më pas ua kanë dhënë turistëve, të cilët kanë vijuar rrugën.
Para pak kohësh, një shqiptar u bë famëkeq në rajon, pasi sulmoi disa turistë spanjollë pasi ata vizituan restorantin e tij dhe nuk ishin të kënaqur me shërbimin.