Janë shpeshtuar rastet kur veturat zyrtare shkelin rregullat e trafikut, duke përfshirë edhe tejkalimet që rrezikojnë pjesëtarët e tjerë në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se vetura zyrtare (3Z-175-08) ka tejkaluar në vijë të plotë.
Kjo veturë që i përket Ministrisë së Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shihet se i tejkalon dy automjete, përfshirë edhe një kamion.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/