Kushtet atmosferike gjatë ditës së stome e kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugët e vendit.
Disa aksidente rrugore kanë ndodhur në rajonin e Pejës, ndërsa edhe disa vetura kanë rrëshqitur për shkak të gjendjeve të rrugës.
Deri më tash dy vetura kanë përfunduar jashtë rrugës, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.
Ndërkohë më herët nga Policia e Kosovës, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes dy veturave./Gazeta Sinjali/