Një veturë e cila po kërkohej në nivel ndërkombëtar nga shteti i Suedisë është gjetur në komunën e Kaçanikut, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet nën dyshimet për veprën penale ‘Mashtrim’.
Vetura e cila është gjetur në rrugën ‘Razim Hasaj’ është konfiskuar nga Policia.