Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti të komunikacionit në magjistralen Prishtinë – Deçan, më saktësisht në fshatin Isniq.
Personi që ka vdekur është 23-vjeçar me inicialet F.H, ndërsa 26-vjeçari Sh.K., ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se një veturë me targa të huaja për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtëpi afër rrugës.
Nga ky aksident bëhet e ditur se ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi, ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është në gjendje
“Ju njoftojmë se më datën 25.12.2019 rreth orës 02:48 në rrugën Pejë- Deçan, në fshatin Isniq – Deçani ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, përkatësisht Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, me njësi tjera policore, menjëherë kanë dalë vendin e ngjarjes së bashku më Prokurorin e shtetit, Ekipin mjekësor dhe Njësitin e zjarrfikësve, për të ndërmarr masat e nevojshme në ketë aksident fatal”.
“Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes, në ketë aksident ishte përfshirë një automjet me targa regjistrimi të jashtëm. Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dashur të intervenojë edhe njësiti i zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Më tutje bëhet e ditur se gjendja e të lënduarit është mjaftë serioze për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar.
“Personi i lënduar, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë dhe për shkak të lëndimeve të rënda më pastaj është dërguar për QKUK Prishtinë, sepse gjendja e tij ishte serioze”.
“Deri të aksidenti ka ardhur për deri sa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi”.
“Në ketë aksident, jetën e ka humbur shtetasi F. H. vjeç rreth 23 (m.k.sh.), ndërsa lëndime të rënda ka pësuar Sh. K. lindur vitin 1993 (m.k.sh.). Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/