Një aksident tejet i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Klinë-Gjakovë, ku janë përfshirë një automjet Pick Up dhe një kamionetë e FSK-së.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar.
Lidhur me rastin kanë folur edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se personi që ka pësuar lëndimet më të rënda është shoferi i automjetit Pick Up.
““Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit në vijë të plotë të shoferit të Pick Up, i cili ishte duke shkuar në drejtim të Klinës dhe i njëjti është përplasur përballë me kamionetën e FSK-së. Sipas raportit që e kemi shoferi i mjetit Pick Up i ka lëndimet më të rënda ndërsa pasagjerja ka po ashtu lëndime më të lehta. Lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i kamionetës së FSK-së” thanë nga PK-ja.
Policia ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!