image Aksident mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

news image

Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku janë përfshirë dy atuomjete në lëvizje, raporton Sinjali.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, kështu ka bërë të ditur zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/