image Vetura me targa të Serbisë qarkullon në Pejë pa njërin stikers

Sinjalizime

Vetura me targa të Serbisë qarkullon në Pejë pa njërin stikers

news image

Më 4 tetor ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e stikersave në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Marrëveshja parasheh që të mbulohen me stikersa simbolet shtetërore të Serbisë në targa, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë, pasi vazhdimisht Gazeta Sinjali ka raportuar për veturat me targa të Serbisë që kanë qarkulluar në territorin e Kosovës, mirëpo nuk kanë vendosur stikersa.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Sinjalit, ku shihet një veturë që nuk i ka dy stikersat e vendosur, por vetëm njërin.

Sinjalizuesi ka thënë që këto pamje janë bërë para dy netësh, mirëpo kjo veturë shihet shpesh në qytetin e Pejës. Ai ka thënë se e ka njoftuar policinë, mirëpo nuk kanë ndërmarrë asnjë hap.

Kjo veturë para 2 netësh shihet në qytetin e Pejës vazhdimisht. Menjëherë e kam njoftu policinë dhe as një hap se kanë ndërmarrë edhe pse vazhdimisht kam qenë në kontakt me policinë“, ka thënë ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/