Më 4 tetor ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e stikersave në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Marrëveshja parasheh që të mbulohen me stikersa simbolet shtetërore të Serbisë në targa. Por kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Një veturë me targa të Serbisë është parë sot në Sllatinë në rrugën për në Fushë Kosovë rreth orës 18:40.
Mirëpo, përkundër vendimit, kjo veturë ka qarkulluar pa stikersa të vendosur në simbolet shtetërore të Serbisë.
Sipas targave, vetura i përket qytetit të Vranjes.