image Vetura me targa të Serbisë e pa stikersa 'shëtitet' në rrugën Prishtinë - Mitrovicë

Sinjalizime

Vetura me targa të Serbisë e pa stikersa ‘shëtitet’ në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

news image

Më 4 tetor ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e stikersave në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Marrëveshja parasheh që të mbulohen me stikersa simbolet shtetërore të Serbisë në targa, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë, pasi ka qenë i shpeshtë raportimi për veturat e Serbisë që janë parë pa stikersa.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit ku shihet që vetura me targa të Nishit nuk i ka të mbuluara simbolet e Serbisë me stikersa.

Sinjalizuesi ka thënë që fotografitë janë bërë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Nadakoc të komunës së Vushtrrisë. /GazetaSinjali/