Policia malazeze ka kapur 37 kilogram kokainë në një makinë me targa shqiptare. “Abcnews.al” mëson se automjeti ishte tip “Volkswagen” dhe u kap në pikën e kalimit kufitar të Debeli Brijeg.
Makina u kap teksa po tentonte që të futej nga Mali i Zi për në Kroaci.
Ngjarja sapo ka ndodhur dhe pritet që në vijim të dalin detaje të tjera.
Policia dyshon se bëhet fjalë për një linjë të trafikut të kokainës nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Evropian përmes Malit të Zi dhe Kroacisë./GazetaSinjali/