Një këmbësore është goditur nga vetura sot në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Sinjali se si pasojë e kësaj goditjeje, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se ngasësi i automjetit është shoqëruar në polici.
Ndërkohë me rastin tha se po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor./Gazeta Sinjali/