Një fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në fshatin Lubizhdë të Hasit, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.
“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Osmanollaj./ Gazeta Sinjali/