image Vetura godet për vdekje një 46-vjeçare në rrugën Prishtinë - Ferizaj

Siguri

Vetura godet për vdekje një 46-vjeçare në rrugën Prishtinë – Ferizaj

news image

Një femër ka vdekur sot pasi u godit nga një veturë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, më saktësisht te rrethi i Lipjanit. Rastin e kanë konfirmuar nga QKUK, ndërsa Sinjali ka mësuar se viktima është e moshës 46-vjeçare.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Naser Syla, tha se viktima ka shkuar në emergjencë gjallë, mirëpo pas 15 minutave ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, Syla tha se gruaja tjetër ka pasur lëndime të rënda por është jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Sinjalin se dy viktima janë goditur nga dy vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj, sot rreth orës 08:00.

Sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj,, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të dy automjeteve dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat  janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin“, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/