image Vetura godet për vdekje një grua në Harilaq

Siguri

Vetura godet për vdekje një grua në Harilaq

news image

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e djeshme në Harilaq të Fushë Kosovës, ku një veturë e ka goditur për vdekje një grua.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka qenë me shtetësi siriane.

Fsh. Harilaq, Fushë Kosovë 11.03.2022 – 17:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion“, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/