image Vetura godet një këmbësor në Viti dhe ikën

Siguri

Vetura godet një këmbësor në Viti dhe ikën

news image

Në fshatin Sodovin e Jerlive në Viti ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një këmbësori, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se një automjet i panjohur e ka goditur këmbësorin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është bërë e ditur se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani i ka thënë Sinjalit se dyshohet që viktima ka qenë duke e trupuar rrugën dhe vetura nga mos përshtatja e shpejtësisë ka goditur një këmbësorin.

Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur kur një veturë duke lëvizur nga Vitia në drejtim të Gerlicës me të arritur në fshatin “Sadovin e Jerlive” duke mos përshtat shpejstsine godet këmbësorin i cili ishte duke trupuar rrugën nga ana e majte në të djatht dhe nuk ndalet në vendin e ngjarjes , me kete i shkakton lenidime të rënda trupore këmbësorit i cili mer ndihmën e par fillimisht në QE në Gjilan dhe me pastaj dërgohet në QKUK në Prishtinë. Rasti ështê duke u hetuar“, ka thënë Hashani.

/Gazeta Sinjali/