image Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë

Siguri

Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka thënë se rruga ku ka ndodhur aksidenti është bllokuar.

E për Sinjalin detaje ka dhënë edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 21:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut“, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/