image Vetura godet një këmbësor në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Siguri

Vetura godet një këmbësor në rrugën Ferizaj-Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:30, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku vetura ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur për Sinjalin se si pasojë e këtij aksidenti këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për  trajtim të nevojshëm mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal“, ka thënë Ahmeti./GazetaSinjali/