image Vetura godet një këmbësor në Podujevë

Siguri

Vetura godet një këmbësor në Podujevë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Halabak të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se vetura e ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda tupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ka thënë tutje Ahmeti për Gazetën Sinjali.


“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Halabak të Podujevës,ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda tupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”.

/Gazeta Sinjali/