Një këmbësor është goditur sot nga vetura në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij aksidenti këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor, të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.