Një fëmijë që ishte me biçikletë është goditur sot rreth orës 13:30 nga një veturë në Istog, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka njoftuar se i aksidentuari fillimisht është dërguar për trajtim në QKMF në Istog dhe pastaj në Spitalin Rajonal të Pejës.
Po ashtu, ai bëri të ditur se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 13:30, një veturë në qytetin e Istogut e ka goditur një fëmijë që ishte me biçikletë. I aksidentuari është dërguar për tretman në QKMF në Istog e më pas në Emergjëncën e SPitalot Rajonal në Pejë. Viktima ka pësuar lëndime të lehta. Njësitet e trafikut po merren me rastin”, tha Gashi për Sinjalin./Gazeta Sinjali/