image Vetura godet një çift në Klinë, bëhen për spital

Siguri

Vetura godet një çift në Klinë, bëhen për spital

news image

Një person ka goditur me veturë sot dy këmbësorë në rrugën “Shaban Sadiku”, në Klinë duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili bëri të ditur se këmbësorët janë çift bashkëshortor.

Gashi tha se pas lëndimeve të marra ata janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës, e më pas për shkak të natyrës së lëndimit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

“Në rrugën Shaban Sadiku, me ç’rast lëndime trupore nga një vozitës kanë pësuar dy këmbësorë që kanë qenë bashkëshortë, ku pastaj janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, kurse për shkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Gashi.

Kurse, shoferi i cili ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në Stacionin Policor të Pejës dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, i njëjti është duke u intervistuar./Gazeta Sinjali/