Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete, paraditen e sotme, rreth orës 10:00, përball stacionit policor, në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i lënduari është drejtuesi i motoçikletës.
“Po, para rreth një ore, para orës 10:00, ka ndodhë një aksident trafiku, përball stacionit të policisë në Pejë. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Ngasësi i motoçikletës është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
Gashi bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, për të zbardhur shkakun e aksidentit./Gazeta Sinjali/