image Vetura godet motoçikletën në Vushtrri, ka edhe të lënduar

Kosovë

Aksident Vetura godet motoçikletën në Vushtrri, ka edhe të lënduar

news image

Një person ka marrë lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast motoçiklisti pas trajtimit në emergjencën e Vushtrrisë është liruar në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Vushtrri, përkatësisht afër objektit të Akademisë për siguri publike.

Lajmin e ka konfirmuar për KP, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, njësitet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe sipas hetimeve dyshohet se shkaktar I aksidentit të jetë pakujdesia e vozitësit të veturës.

“Motoçiklisti ka pësuar lëndime të lehta me ç’rast pas trajtimit në spitalin e Vushtrrisë, është liruar në shtëpi”, ka thënë Zahiti.