image Vetura godet këmbësorin në Vushtrri, dërgohet për ndihmë mjekësore

Siguri

Vetura godet këmbësorin në Vushtrri, dërgohet për ndihmë mjekësore

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën lokale të fshatit Pantinë të Vushtrrisë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, nga hetimet fillestare kuptohet se bëhet fjalë për një aksident në të cilin është i përfshirë një veturë civile me targa vendore, automjet ky i cili e ka goditur një këmbësor.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, këmbësori ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit dhe kështu i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbsori i cili është dërguar për tretman mjekësor“, ka thënë Zahiti.

Ai tutje shtoi se njësia rajonale e trafikut ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

/GazetaSinjali/