image Vetura futet në mes të sheshit në Prishtinë (FOTO)

Siguri

Vetura futet në mes të sheshit në Prishtinë (FOTO)

news image

Përkundër masave të shtuara të policisë në trafik dhe rritjes së numrit të gjobave ndaj shkelësve të masave, shoferët e papërgjegjshëm po vazhdojnë me mospërfilljen e tyre.

Një shofer i tillë sot ka vendosur që të hyjë me veturë në mes të sheshit, në Prishtinë.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet një veturë e tipit “Range Rover”, e cila kalon në mes të sheshit “Nënë Tereza”, afër “Swiss Diamond”./Gazeta Sinjali/