Policia e Kosovës ka identifikuar një veturë të vjedhur, të tipit Land Rover në Pikën Kufitare në Vërmicë.
Sipas Policisë, vetura është me targa të Maqedonisë së Veriut dhe drejtohej nga B.S., 52-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas kontrollave rezulton se vetura është vjedhur, në Bullgari në vitin 2021.
“Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë”, thuhet në komunikatë.
Rreth rastit është njoftuar prokurori kujdestar, i cili e ka iniciuar rastin penal.
Vetura është konfiskuar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet, në procedurë të rregullt.