Është lënduar një zyrtar policor nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 07:08.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture policore dhe traktori lokal, në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Polcisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj i cili tha se i lënduar ka mbetur një zyrtar policor dhe ka marr lëndime të lehta trupore.
“Aksidenti ka ndodhur mes një veture policore dhe traktori lokal rreth orës 07:08. I lënduar ka mbetur një zyrtar policor i cili është dërguar për tretman mjekësor mirëpo është jashtë rrezikut për jetë” tha Osmanollaj.
Tutje, Osmanollaj tha se policia ka dalur në vendin e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/