Pakujdesia e një shoferi në Zubin Potok i kushtoi me jetë një këmbësori, mbrëmë pas orës 20:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë bëjnë të ditur se si pasojë e goditjes nga vetura, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Dyshohet e para të prokurorisë, sipas këtyre burimeve, janë se shkaku i aksidentit ishte pakujdesia e drejtuesit të veturës.
Burime të njëjta i kanë thënë gazetës se trupi i pajetë i këmbësorit është dërguar për obduksion, ndërkaq shoferi i veturës është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/