image Vetura bie në humnerë: Aksident me të lënduar në Mitrovicë

Kosovë

Aksident/ Vetura bie në humnerë: Aksident me të lënduar në Mitrovicë

news image

Një vetëaksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kaçandoll të Mitrovicës ku janë lënduar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës nga rajoni i Mitrovicës, ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali duke thënë se drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime si dhe dy pasagjerët e tij.

Aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin.

“Mund të konfirmoj se kemi informatën për një aksident trafiku me persona të lënduar. Drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerët e tij kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa aksidenti ka ardhur për shkak se shoferi ka humbur kontrollin e veturës”, ka deklaruar Zahiti./Gazeta Sinjali/