Mëngjesin e djeshëm një person i komunitetit serb, e ka qëlluar veten me armë zjarri në Zubin Potok, duke bërë vetëvrasje.
Sipas informatave të Policisë, viktima vuante nga një sëmundje e rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante të Policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/