image Vetëvritet 35-vjeçari në Tiranë, hidhet nga kati i nëntë

Rajon

Rajon/ Vetëvritet 35-vjeçari në Tiranë, hidhet nga kati i nëntë

news image

Një 35-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës së tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 07:10 në “Rrugën e Kavajës”, në Tiranë.

Policia raporton se dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, 35-vjeçari A.Sh është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës, e si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/