image Vetëvendosje zyrtarizon kandidimin e Arben Vitisë për të parin e Prishtinës

Politikë

Vetëvendosje zyrtarizon kandidimin e Arben Vitisë për të parin e Prishtinës

news image

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka zyrtarizuar kandidimin e Arben Vitisë për kryetar të Komunës së Prishtinës, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook nga kjo qendër kanë shkruar se Vitia është votuar me shumicë votash për të kandiduar për këtë post.

Postimi i plotë

Dje pasdite, është mbledhur Këshilli i Qendrës së Prishtinës, për të votuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës nga rradhet tona dhe kandidatët për asamblenë komunale.

Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Në bazë të statutit tonë, delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për asamble në listën tonë, listë e cila e plotë do të publikohet në fillim të javës.

/Gazeta Sinjali/