image Vetëvendosje bënë thirrje për lirimin e Nezir Mehmetajt

Kosovë

Reagim/ Vetëvendosje bënë thirrje për lirimin e Nezir Mehmetajt

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për lirimin e qytetarit të Kosovës, Nezir Mehmetajt, i cili u arrestua mbrëmë nga autoritetet serbe, dhe po mbahet në qendrën e paraburgimit në Beograd.

VV u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të angazhohen maksimalisht për lirimin e Nezir Mehmetaj.

“Lëvizja Vetëvendosje u bën thirrje institucioneve të Kosovës të angazhohen maksimalisht për lirimin e Nezir Mehmetajt. Ne solidarizohemi plotësisht me shqetësimin dhe tronditjen e familjarëve të tij, nga kjo sjellje hakmarrëse nga ana e shtetit që dikur na mbante të pushtuar e që na përndoqi me metoda gjenocidale. Qeveria e re duhet krijuar sa më shpejt edhe për ta ndryshuar këtë raport asimetrik dhe këtë pasivitet diplomatik, që po i lë qytetarët tanë nën kërcënim të vazhdueshëm”, thuhet në reagim.

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156439552867000?__tn__=-R