image Vetëvendosje tregon përse u ftuan shtetet e QUINT-it në takimin e sotëm me LDK-në

Kosovë

Takimi/ Vetëvendosje tregon përse u ftuan shtetet e QUINT-it në takimin e sotëm me LDK-në

news image

Sekretari për Media dhe Komunikim nga Lëvizje Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, ku thotë se nga takimi i mbrëmshëm ndërmjet LVV dhe LDK, kishin rënë dakord që sot ose nesër të ftoheshin ambasadorët e QUINT-it si dhe Shefja e Misionit të BE-së.

Sipas Vraniqit, qëllimi i kësaj ftese ka qenë të hiqen dyshimet tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve.

‘’Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë’’, ka shkruar Vraniqi.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme LDK dhe VV nuk kishin arritur marrëveshje për koalicion. Ata për ditën e sotme kanë paralajmëruar një takim të ri prej orës 17:00 ku prezent do të jenë edhe shtetet e QUINT-it.

Ndryshe ditë më parë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kishte paralajmëruar se mes LDK-së dhe VV-së do të ketë vetëm edhe një takim./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2560430994283273&id=100009491927869