image VV sot mban aktivitet në Prishtinë, kritikon qeverisjen 1-vjeçare të Përparim Ramës

Politikë

VV sot mban aktivitet në Prishtinë, kritikon qeverisjen 1-vjeçare të Përparim Ramës

news image

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme pritet të mbajë një aktivitet, përmes së cilit do të kritikojë qeverisjen njëvjeçare të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se ngjarja do të fillojë në orën 11:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet, teksa nuk dihen detajet tjera.

Kujtojmë se Përparim Rama sot bën 1 vit në krye të Komunës së Prishtinës.

Rama kishte dhënë betimin e tij më 7 dhjetor 2021, ku gjatë seancës inauguruese kishte premtuar se zëri i qytetarëve do të dëgjohet.

Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte fituar kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

Ai kishte marrë shumicën e votave në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, duke e përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor.

/GazetaSinjali/