Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidat për kryetarë të komunave në kuadër të përgatitjes të këtij subjekti politik për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftim që është publikuar nga ky subjekt janë ftuar të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë të interesuar që të kandidojnë të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 1 korrik deri më 3 korrik.
“Ky proces zgjedhor i brendshëm do t’i paraprijë mobilizimit e përgatitjeve për të mundësuar që ndryshimi i madh i 14 shkurtit të shtrihet edhe nëpër komuna. Referendumi i 14 shkurtit do të kompletohet më 17 tetor, kurse ndryshimi i gjithmbarshëm do të jetë edhe më i shpejtë edhe më i thellë pas 17 tetorit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. /Gazeta Sinjali/