image Vetëvendosje sot rikthehet në shesh

Politikë

Vetëvendosje sot rikthehet në shesh

news image

Vetëvendosje sot nga ora 17:00 ka paralajmëruar se do të mblidhen në shesh të Prishtinës, për të festuar 15 vjetorin e themelimit.

Sipas kreut të Vetëvendosjes dhe zyrtarëve të saj, sot, me anë të këtij tubimi në shesh, do të festojnë ditën e çlirimit dhe të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Vetëvendosjes, sheshi sot do të mbushet me mbi 15 mijë persona.

“Me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Kosovës, festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes do të mblidhemi së bashku në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike”, kanë thënë nga VV-ja.

Albin Kurti tha se në tubimin e sotëm do të respektojnë distancën, anipse tashmë së fundi në vendin tonë janë mbi 300 raste aktive me koronavirus.

“Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin “Skënderbeu”, në ora 17:00, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës e 15 vjetorin e formimit të VETËVENDOSJE!-s”, shkroi Kurti në Facebook./ Gazeta Sinjali/