image Vetëvendosje publikon 6 arsyet e shkarkimit të kryeshefit të Telekomit

Kosovë

Gjetjet/ Vetëvendosje publikon 6 arsyet e shkarkimit të kryeshefit të Telekomit

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar 6 arsyet bazë se pse ka ndodhur shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv të Telekomit, zëvendëskryeshefat si dhe zyrtarit kryesor financiar.

Njëra nga arsyet kryesore është thellimi i humbjeve në të hyrat e kësaj ndërmarrje. Në vitin 2018 humbjent e ndërmarrjes kishin qenë 15.6 milionë ndërkaq që vitin 2019 humbjet janë rritur për 50 për qind, në 23.6 milionë euro.

Gjithashtu si arsye tjera për shkakrim Vetëvendosje ka rënditur, detyrimet në rritje, problemet me likuiditet, kontrata të pafavorshme, shpenzime të tepërta si dhe nepotizmi në nivel partiak.

Kujtojmë që ditë më parë, Bordi i ri i drejtorëve ka shkarkuar kryeshefin ekezekutiv të Telekomit, Bedri Istrefin, ku ky i fundit më pas i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetohet rasti, sepse sipas tij është shkelje ligjore mënyra e shkarkimit./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/vetevendosje/photos/a.96165481999/10156771671077000/?type=3&xts%5B0%5D=68.ARBhzIFPwfGq-vnzMdcXhtXanyGINNxYdUucv_AP_gvDnYu3zBnZik3ulrXDTn4iQQBrCk92Jax7A8q6Ia4Urkai9IfJAmywrm-XBw6dLqGbw60ePTZ-6V7kDn8ipA-JUD0RlW0EM0HeqZKW4CbX8WBJRRC-9s9cKN73HJceKVLvRBTwC7TT6K00mGXO8FN5s4NfZdWVZ_voIUbgTqveyEpfooZiIU5QFojP6MVysuaM6EevInKwg3c0Hmluu_O-8qBut0MaBnEkb7Dwh-kIDNZL-XDfOSnN33LkWp9I0eGXKfqRHegmOM1V4H3Rbrw0SD4lGwAjAt32c9Yi4Q&tn=-R