image Vetëvendosje pretendon se ka mbi 5 mijë vota më shumë në Mitrovicë

Politikë

Vetëvendosje pretendon se ka mbi 5 mijë vota më shumë në Mitrovicë

news image

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, sipas disa matjeve që ky subjekt i ka bërë në këtë qytet, është rritur për më shumë se 5 mijë vota, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai thotë se rritja e VV-së në Mitrovicë është lajm është i pritshëm dhe i domosdoshëm.

“Sapo u njoftova nga një mik i imi që në bazë të një matje në terren, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një rritje prej më shumë se 5 mijë vota vetëm në qytetin tonë të dashur të Mitrovicës. Ky është një lajm i mrekullueshëm, i pritshëm e i domosdoshëm. Këto lajme e gëzojnë qytetarin e ndershëm e fisnik të Republikës tonë. Dinjiteti jonë po kthehet, po kthehet fuqishëm”, ka shkruar Bahtiri në Facebook, duke shtuar se “Ne, Lëvizja dhe Albini gjithmonë jetojmë fuqishëm”./Gazeta Sinjali/